Mesazhi i mjekes nga spitali Covid: Për fat të keq tani dominojnë edhe mosha të reja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa numri i rasteve në spitalet Covid  vazhdon të rritet, mjekja Migena Qato bën apel kryesisht ndaj të rinjve që të kenë kujdes.

Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo thekson se në këto spitale dominojnë moshat e reja.

Ja mesazhi i plotë i mjekes:

Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit.

Ministrja Manastirliu thotë që virusi po prek masivisht edhe të rinjtë, ndaj kërkon nga qytetarët që të respektojnë rregullat.

Apeli i Manastirliut:

“Në spitalet COVID vijon beteja e përditshme për jetën, në përballje me një virus të rrezikshëm që nuk bën dallim dhe po prek edhe të rinj, që sot po marrin trajtim në spital.

#RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit!

#TëNdihmojmëEkipetMjekësore🙏🏼

Share This Article