Mesazhi i Presidentit: Trepça është thesar i Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka disa ditë që në vazhdimësi publikon në profilin e tij pjesë nga bukuritë dhe pasuritë natyrore të Kosovës.

Sot ka publikuar fotografi të minierës së Trepçës, duke thënë se ajo pjesë është thesar i Kosovës.

“Trepça, thesar i Kosovës. Ditën e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës ⚒. Minatorët , simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Një publikim i tillë i Thaçit për Trepçën vjen në prag të takimit të Washingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe pas deklarimeve të ekspertit dhe njohësit të politikës në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, se me gjasë në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashington do të diskutohet edh për Ujmanin dhe Trepçën.

Share This Article