Mesazhi i Ramës drejtuar deputetëve pas votimit të rezolutës kundër Metës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh falënderues të gjithë deputetëve, të cilët në parlament votuan rezolutën kundër presidentit Meta.

Ndër të tjera Rama duke iu referuar Presidentit, kreut të opozitës, paraardhësit të tij dhe kryetares së LSI shkruan në mesazhin e tij se “s’kanë faj që kanë dalë mendsh, se e dinë mire ça vjen nga kapitujt 23/24, po halli i tyre s’është as halli ynë as halli i popullit!”

 Mesazhi i Ramës drejtuar deputetëve:

Faleminderit të gjithë folësve të sotëm pa përjashtim për kontributin e rëndësishëm, me diskutime serioze e rezonuese me publikun, dhe të gjithëve ju për mbështetjen e fortë në këtë betejë historike, ku zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk janë të rëndësishme thjesht në vetvete, po si gur kilometrik në një rruge ku katër aventurierë të dëshpëruar, bashkë me qorrat që i rrethojnë, duan ta marrin peng këtë vend e të hedhin në erë urën drejt negociatave! S’kanë faj që kanë dalë mendsh, se e dinë mire ça vjen nga kapitujt 23/24, po halli i tyre s’është as halli ynë as halli i popullit! Forca me fushatën dhe vetëm drejt, përpara me njerëzit e mirë të këtij vendi…./Ore News/

Share This Article