ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 7 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 7 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 7 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 11 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mesazhi i Ramës në prag të festës së Vitit të Ri

albnews by albnews
31 December, 2020
in Albania
0
Rama: Për shkak të pandemisë pa punë mbetën 70.000 persona
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Të gjithë njerëzit që sot punojnë kaq shumë në Shqipëri e të gjitha familjet e tyre dua t’i falënderoj me mirënjohje nga zemra për gjithçka më japin dhe gjithçka i japin këtij vendi dhe t’ju uroj një Vit të Ri siç ua do zemra e siç, padyshim, e meritojnë të gjithë”.

Me këto fjalë iu drejtua sot Kryeministri Edi Rama të gjithë shqiptarëve në prag të festës së Vitit të Ri.

RelatedPosts

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Në videon e publikuar me pamje nga ngjarjet që e karakterizuan këtë vit të vështirë, me pasojat e tërmetit të nëntorit 2019, si dhe pandeminë COVID-19, Kryeministri Rama shprehet se “në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me respekt e mirënjohje ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”.

“Të gjithë mendojnë që bëjnë punën më të vështirë. Edhe unë mendoj që kjo punë që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë. Problemet që duhen zgjidhur çdo ditë janë të pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti, bam Covid-i. Çfarë sfidash! Por prapë se prapë, puna më e vështirë është puna e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje nën rrënojat e tërmetit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shprehet se “puna më e vështirë është në duart e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, në të nxehtë e në të ftohtë, ditën e natën, për të kthyer sa më parë familjet në shtëpi dhe fëmijët në shkollën e tyre. Puna më e vështirë është puna pa orar dhe pa të diela pushim, e mjekëve, infermierëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor që tash sa kohë, thuajse qysh se s’mbahet mend luftojnë kundër Covidit”.

“Puna më e vështirë është puna e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë dhe punojnë duke mbajtur familjet e tyre edhe në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme pandemie apo rimëkëmbjeje pas tërmetit. Puna më e vështirë është e prindërve që luftojnë për t’u dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme të sigurt në një Shqipëri të fortë dhe të shëndetshme. Shembulli i tyre ma bënë punën time më të lehtë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes me një dëshirë kaq të madhe për t’ju ftuar që të bëni më të mirën çdo ditë për vendin tonë, për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme”, theksoi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result