Mesazhi i Zelenskyt për nënat ruse: Mos i dërgoni fëmijët në luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në fushën e betejës dhe të ushtrojnë vigjilencë për vendndodhjen e tyre.

Në një lutje ai tha “Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”.

Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje… ose kushte jo luftarake”, dhe u kërkoi atyre “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Fjalimi vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë – shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për betejë – dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob.

Share This Article