ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze 42 minutes ago
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund 3 hours ago
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie 4 hours ago
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest” 5 hours ago
Armëpushimi i Krishtlindjes 1914, ndeshja që ndali luftën botërore për një ditë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mesazhi për BE dhe SHBA, Rama krah Erdoganit në Stamboll: Turqia, çelësi i stabilitetit për Europën

albnews by albnews
9 December, 2022
in Albania
0
Mesazhi për BE dhe SHBA, Rama krah Erdoganit në Stamboll: Turqia, çelësi i stabilitetit për Europën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Agresioni rus në Ukrainë ka tronditur arkitekturën e sigurisë në kontinent, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka bindjen se pasojat e kësaj lufte, si kriza energjitike apo inflacioni, kanë prekur të gjithë botën.

Për të reaguar ndaj kësaj situate të re, nga Stambolli ai u bëri thirrje liderëve europianë dhe miqve amerikanë që të ndryshojnë qëndrimin ndaj Turqisë dhe ta shohin si një faktor kyç për sigurinë e Europës: “Në Europë njerëzit nuk janë të lumtur, ndërsa në Turqi janë shumë të lumtur. Kjo është normale, e vërtetë, sepse Turqia është çelësi i stabilitetit për Europën. Për t’u përfshirë apo për të bashkëpunuar me Turqinë në një mënyrë më produktive, BE-ja duhe të ndryshojë vendimin për të menduar për fqinjët dhe bashkëpunëtorët vetëm në kuadër të zgjerimit, sepse ne jemi dëshmitarë të rezultatit që BE-ja është në limitet e pavarësisë strategjike”.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

“Firmosa nën trysni”, del dëshmia tronditëse e vartëses së Belinda Ballukut

Kritikat e Ramës ndaj Europës shkuan më tej, duke vënë gishtin në plagën e marrëdhënieve me Moskën dhe Ankaranë: “E vërteta është se sistemi ndërkombëtar europian ka dështuar për të përfshirë dy faktorë të rëndësishëm, nga njëra anë Turqinë, nga ana tjetër Rusinë. Në këtë kuptim, dua të them që krijimi i Komunitetit Politik Europian është i mirëpritur. Pasi nëpërmjet kësaj platforme, ne mund të nisim për të menduar qasjen e Rusisë, pasi lufta në Ukrainë të përfundojë”.  

Rruga europiane dhe ajo euro-atlantike e Shqipërisë, sipas kryeministrit, nuk mund ta detyrojë shtetin që ai drejton të heqë dorë nga bashkëpunimi i ngushtë me Turqinë: “Është e rëndësishme gjithashtu që të thuhet qartë dhe me zë të lartë miqve tanë europianë dhe amerikanë që në juglindje të Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Turqia nuk është një fuqi e tretë. Turqia është një fuqi dhe përsa i përket rajonit tonë është një fuqi vendimtare. Prandaj, është e rëndësishme që ne të kemi me Turqinë partneritet strategjik në diplomaci, politikë dhe ekonomi”.

Përballë Presidentit Erdogan, Rama nuk la pa kujtuar edhe rolin e Turqisë në modernizimin e shtetit shqiptar, sidomos në aspektin ushtarak, për t’i ngritur Forcat tona të Armatosura në standardet e NATO-s.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 December, 2025
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

25 December, 2025
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

25 December, 2025
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result