Ish kapiteni Tom Moore u kërkon të rinjve që të marrin në telefonë gjyshërit e tyre dhe mos ti lënë të ndihen të vetmuar në këtë bllokim të dytë nga pandemia. Veterani i luftës 100 vjeç dha një intervistë ku po trajtohej tema e Shëndetit Mendor ku theksoi se kujdesi për të moshuarit e sidomos në këtë prag Krishtlindjesh është shumë i rëndësishëm. Ai tha se shumë të moshuar nuk po ndihen të lumtur dhe qoftë një telefonatë do i bënte ata të ndiheshin ndryshe, ose qoftë një akt mirësie nga fqinjët, me një kartolinë urimi.

‘Dërgojini dikujt një kartolinë Krishtlindjesh ose një mesazh të vogël, mund të telefononi, ju mund të flisni nga e gjithë bota me Face Time, ka plot zgjidhje, interneti po ndihmon të flisni me dikë që ndodhet milje larg. Është mirë që ata të shohin fytyrën tuaj të qeshur. Jam i sigurt se unë, ne, dhe gjyshërit do të ndihemi të lumtur’.
Tom Moore u bë i famshëm në Britani dhe më gjerë pasi mblodhi 32 milionë paund për të ndihmuar NHS gjatë valës së parë të pandemisë në Britani. Ai u bëri thirrje të gjithëve të shkojnë në dyert e fqinjëve për tu siguruar që të gjithë janë mirë dhe të mos lihen pas dore.

‘Shumë njerëz nuk ndihen të lumtur për momentin, por mendoj se kjo varet nga ne që kudo që të jemi mundemi për t’i dhënë pak mirësi të gjithëve, edhe nëse është e vështirë. Për momentin kemi një bllokim kemi ditë të gjata përpara. Nëse njerëzit thjesht mendojnë se një ditë tjetër bllokimi iku, sot do të jetë një tjetër ditë e nesër një ditë më e bukur. Ka shumë që kanë nevojë për ndihmë. Të rinjtë mund të mësojnë shumë nga më të moshuarit, dëgjoni historitë e tyre, që nga luftërat e deri me tani. Gjeni sa më shumë informacion dhe ruajini ato tjua tregoni fëmijëve tuaj në të ardhmen. Sepse kur ne të moshuarit të ikim, shumë histori do të zhduken. Sigurohuni të mos ndodhë kështu!
Fryma e tij pozitive dhe luftarake në pandemi, frymëzoi shumë politikanë, njerëz të famshëm dhe madje edhe vetë familjen mbretërore.
