Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal dhe skllav i pasurisë së tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje, Berisha e quajti Dumanin armik të pluralizmit dhe avokat të McGonigal.

“Altin Troplinit, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, të skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve etj”, është shënimi që la Berisha për Dumanin.

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i

Në deklaratën e tij pas daljes nga SPAK sulmoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka, duke kërkuar shkarkimin e saj. Ai tha se “ky është shteti i Irenës (Gjoka) me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”. 

Share This Article