Mesazhi Ramës për Brukselin, Basha: I habitshëm nervozizmi i Ramës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në facebook pas mesazhit të kryeministrit Rama drejtuar komisionerëve të BE-së.

Lulzim Basha ishte sot paradite në një takim online me Komisioneren e BE Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku në fokus të diskutimeve ishte arsimi, prezantoi platformën e arsimit online. 

Kjo tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili nuk la pa sulmuar komisionerët e BE-së.

Basha shprehet se Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa dhe është i vendosur  të bëjë gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian.

“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.

Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara.

Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri.

Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.”

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!,” thuhej në mesazhin e Ramës drejtuar Brukselit.

Share This Article