ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 17 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 17 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 19 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 21 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Mesi: Qeveria e ndjeshme ndaj shtetasve shqiptarë në Siri, rastet duhen trajtuar me diskrecion

albnews by albnews
12 November, 2019
in Albania
0
Mesi: Qeveria e ndjeshme ndaj shtetasve shqiptarë në Siri, rastet duhen trajtuar me diskrecion
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Qeveria i ka në vëmendje të gjithë shqiptarët në Siri, por duhet treguar diskrecion, pasi mund të rrezikohen nga terroristët atje”, ka deklaruar sot nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, e ftuar në një studio televizive mbi reagimin e qeverisë ndaj shqiptarëve në Siri.

“Ishte rasti i Alvinit që e nxori në dritë këtë fenomen. Nuk e pranoj që shteti shqiptar nuk është i ndjeshëm me këto raste. Në kampin Al-Haël ndodhen shumë individë që janë rekrutuar në mënyrat nga më të çuditshme për të luftuar atje. Qeveria i ka vëmendje, por nuk janë raste që duhen bërë publike, pasi të gjithë ata që ndodhen aty mund të kthehen nga terroristët atje në subjekt. Raste të tilla duhen trajtuar me diskrecionin më të madh. Duhet patur vëmendje te parandalimi i rasteve të tilla, parandalimi i radikalizimit. Askush nuk ka shkuar me detyrim, por me dëshirën për të shërbyer për diçka. Rikthimi është i vështirë dhe duhen kaluar disa procedura, në mënyrë që këta individë të riintegrohen dhe të kthehen ata që ishin para se të shkonin në ato kampe”, shpjegoi Mesi.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

E pyetur nëse shteti shqiptar ka informacion të plotë për shtetasit shqiptarë në Siri, Mesi tha se bëhet fjalë për një vend që nuk ka shtet që të komunikosh me institucione.

Në lidhje me nismën e shpejtimit të 4 lirive të BE-së, Mesi theksoi se, “Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar në Serbi qeverisë serbe njohjen e Kosovës. Rama nuk ka reshtur së lobuari për njohjen e Kosovës, në çdo takim. Mosnjohja nuk duhet të përjashtojë Kosovën të bëjë marrëveshje bilaterale me Shqipërinë dhe Malin e Zi”.

Mesi foli edhe për situatën me banorët tek Unaza e Re. “Situata duket më e rëndë sesa ditët e mëparshme. Qeveria do të finalizojë projektin që është investim publik, por interesi i individit po trajtohet me vëmendjen maksimale si nga qeveria, ashtu edhe nga bashkia e Tiranës”, tha ajo./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result