Mësimdhënësi e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sulm seksual ndaj një të miture ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Mësimdhënësi i kësaj shkolle ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë, duke e puthur në buzë.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Telegrafi ka siguruar videon në të cilën shihet teksa mësuesi bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puthë në buzë.

Lidhur me këtë ka folur edhe Porkuroria e Shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se pas ka identifikuar personin në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Ndërsa ka theksuar se brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.

Mësuesi V.S., emër i njohur për redaksinë  menjëherë është suspenduar nga puna./Telegrafi/

https://host.vpplayer.tech/player/ptkzurms/vjsnmifz.html

Share This Article