Mësohen 8 ekipet çerekfinaliste në Europa League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë janë mësuar të gjitha ekipet çerekfinaliste në garën Europa League.

Me ndeshjet e sontme, tani janë mësuar ekipet që do të paraqiten në fazën çerekfinale të garës së dytë më prestigjioze evropiane.

Barcelona sot arriti kualifikimin duke e mposhtur Galatasarayn 1:2, kurse dy ndeshje shkuan në vazhdime.

West Ham eliminoi Sevillan pas vazhdimeve, njëjtë sikurse Frankfurti Betisin.

Rangers, Braga, Lyon, Atalanta, West Ham, Barcelona, Leipzig dhe Frankfurt janë tetë ekipet që janë kualifikuar në çerekfinale.

Kujtojmë se Leipzig është dashur të përballet me Spartak Moscoë, por pasi që FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar ekipet ruse, Leipzig kaloi tutje pa lojë.  

Share This Article