Argjentina dhe Polonia u kualifikuan në fazën e 16 më të mirave të Kampionatit Botëror pas ndeshjeve dramatike të xhiros së tretë të Grupit C të Kupës së Botës.
Argjentina mundi Poloninë me rezultat 2-0, por të dyja skuadrat kaluan përpara pasi Meksika mundi Arabinë Saudite 2-1, duke mbetur pas me gol-dallim.
Po të kishte mbetur 2-0 për Meksikën, polakët do të kalonin sipas kriterit të “fair playit”, ndërsa po të shënonte Meksika golin e tretë do të kalonin tutje.
Kështu Argjentina dhe Polonia iu bashkuan Francës dhe Australisë, të cilat siguruar pozitat e para në ndeshjet e mëparshme të mërkurën.
Franca humbi me Tunizinë 1-0, por siguroi kalimin edhe para xhiros së fundit, ndërsa Australia tronditi Danimarkën me rezultat 1-0.
Argjentina do të luajë kundër Australisë më 3 dhjetor në orën 20:00, ndërsa Franca do të luajë kundër Polonisë një ditë më vonë në orën 16:00.
Holanda do të luajë me SHBA-në më 3 dhjetor në orën 16:00 dhe Anglia do të luajë me Senegalin më 4 dhjetor (20:00).