Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Uashington është hedhur shorti për Kupën e Botës 2026, që do të fillojë më datë 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 19 korrik.

Pjesë e këtij shorti për herë të parë është edhe Kosova që tashmë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm të saj në rast kualifikimi.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës nëse ‘pren’ biletën për Botëror janë:

Grupi D: USA, Paraguai, Australia dhe *Kosova

Për herë të parë në histori, Botërori do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse (nga 32 më parë) dhe do të organizohet njëkohësisht në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshjet që do të përcaktojnë gjashtë ekipet e fundit të kualifikuara do të zhvillohen në fund të marsit 2026.

Kujtojmë se Kosova në kuadër të ‘play-off’-it do të luajë në Bratisllavë ndaj Sllovakisë, ku do të synojë të arrijë finalen e madhe e cila do të luhej eventualisht në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë Turqisë ose Rumanisë.

Share This Article