Mësojnë vdekjen e Elisabeth, stadiumi këndon për herë të fundit “God Save the Queen”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak minuta pas lajmit që bëri xhiron e botës, vdekja në moshën 96-vjeçare të mbretëreshës Elisabeth II, në Londër luhej ndeshja e vlefshme për Europa League midis anglezëve të West Ham dhe rumunëve të Steauas së Bukureshtit.

Vdekja e simbolit të Britanisë së Madhe në 7 dekadat e fundit ka tronditur opinionin publik anglez, dhe nuk bëjnë përjashtim as 33 mijë tifozët që ishin mbledhur për të mbështetur ekipin, që më pas fitoi 3-1. 

Për të nderuar monarkun jetëgjatë, Elisabeth, i gjithë stadiumi këndon në mënyrë spontane himnin ikonik “God Save The Queen”, ndoshta për herë të fundit.

Me mbërritjen zyrtare në fron të djalit të Elisabeth, që do të marrë emrin Charles III, himni do të ndryshojë në “God Save the King”.

Share This Article