Mësoni masat e reja të Qeverisë britanike për shtetasit e huaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të daljes nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe ka prezantuar sot një sërë masash drastike. Tashmë, shtetasit evropianë që janë të dënuar me të paktën 1 vit burgim, nuk do të lejohen të hyjnë në Britani.

Masat e reja rrezikojnë edhe të pastrehët që jetojnë në rrugë. Ata mund të deportohen nga Britania e Madhe, sikur edhe ata që shfaqin agresion në publik apo nëse dehen në rrugë. Këto masa, Qeveria britanike tha se do t’i përdor “me kursim”.

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel tha në një konferencë për shtyp se Britania ka qenë e kërcënuar nga kriminelë të rrezikshëm, të ardhur nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Për një kohë të gjatë, rregullat e BE-së na kanë detyruar të pranojmë kriminelë të rrezikshëm të huaj, të cilët kanë abuzuar me vlerat tona dhe kërcënuar mënyrën tonë të jetës, në rrugët tona”, u shpreh Patel.

Masat e reja e të rrepta kufizuese do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2021. 

Share This Article