Lionel Messi është vlerësuar si Mbreti i Katalonjës nga eksperti i La Ligës, Terry Gibson, i cili thotë se superylli i Barcelonës do ta përfundojë karrierën duke luajtur për kaltërekeqtë.
Messi zbuloi të premten në një intervistë për Goal se do të qëndrojë në Barcelonë, pavarësisht se vetëm një javë më herët e kishte njoftuar klubin për dëshirën për t’u larguar gjatë kësaj vere.
Superylli argjentinas besonte se do të mundë të largohej falas këtë verë, në përputhje me një klauzolë në kontratën e vet, por gjiganti spanjoll këmbënguli se Messi duhej ta njoftonte klubin deri më 10 qershor.
Messi mendonte se shtyrja e sezonit shkaku i pandemisë koronavirus nënkuptonte se ai kishte kohë për ta marrë atë vendim deri në përfundim të sezoni 2019/20, por Barça ia bëri me dije se ose duhej t’i paguante 700 milionë eurot e klauzolës së lirimit, ose ta çonte rastin në gjykatë nëse vërtet e donte largimin.
33-vjeçari tani është në 12 muajt e fundit të marrëveshjes me klubin, por Gibson – i cili njihet si ekspert i futbollit elitar në Spanjë – beson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mbetet në klub edhe për shumë vjet.
“Ky është një lojtar që ka qenë në Barcelonë prej moshës 13 vjeçe. Ndërsa, në ekipin e parë është që 16 vjet. Them se Messi, pavarësisht se është argjentinas, Barcelona është vendi i ku ai do të jetojë edhe pas pensionimit nga futbolli”, tha Gibson për Goal.
“Fëmijët e tij shkojnë në shkollë në Barcelonë. Ai është Mbreti i Katalonjës. Shikoja statistikat, është i jashtëzakonshëm, askush nuk i afrohet atij. Jo vetëm golat që i shënon, por sa minuta dhe ndeshje luan dhe sa gola i prodhon”, shtoi ai.