E ardhmja e Lionel Messit vijon të mbetet një mister. Gjërat për argjentinasin te Pari Së Zhërme nuk po shkojnë ashtu siç duhet dhe largimi shihet si një mundësi reale.
Një ide tepër interesante vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku shihet edhe e ardhmja e Messit. 7 herë fituesi i Topit të Artë po planifikon të blejë 35% të aksioneve të Inter Miami dhe më pas t’i bashkohet ekipit amerikan në vitin 2023, në moshën 36-vjeçare.
I sigurtë është fakti se Leo do të qëndrojë në Europë edhe për një sezon, gjë që do ta ndihmonte të përgatitej në kushte optimale për Botërorin e Katarit me Argjentinën e tij. Miqësia me Dejvid Bekam, pronar i Inter Miami është një tjetër faktor që e konkretizon idenë e Messit për të blerë aksionet e klubit dhe për tu bashkuar me skuadrën e Mejor Ligë Soker.
Në orët e fundit ka pasur shumë spekulime për rikthimin e tij të mundshëm te Barcelona. Një hipotezë që për momentin mund të mbetet vetëm në letër, pasi Messi është i fokusuar totalisht te Pari Së Zhërme.