Messi është favoriti kryesor për Topin e Artë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi është favorit kryesor për ta fituar Topin e Artë 2021, sipas trajnerit të Barcelonës Ronald Koeman, i cili beson se argjentinasi e ka dëshmuar vit pas viti se është më i miri në botë.

Messi – i cili e ka fituar më së shumti çmimin më të dëshirueshëm individual, plot gjashtë herë – po shihet si favorit përsëri pasi e mbylli edhe një sezon tjetër mahnitës me Barcelonën dhe duke e udhëhequr Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Amerikës.

Një trofe ndërkombëtar me Argjentinën ishte e vetmja gjë që i mungonte Messit në karrierën e tij të shkëlqyeshme.

Koeman beson se Messi e meriton njohjen për vënien e një standardi shumë të lartë për paraqitje individuale për ekipin dhe kombëtaren në 12 muajt e fundit.Reklamë

Messi është lojtar i lirë tani për tani, pasi marrëveshja e tij me Barçën skadoi më 30 qershor, por Barcelona është buzë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me 34-vjeçarin. Koeman po llogarit në të për sezonin e ri 2021/22.

“Ai ka rëndësi jetike, për atë që i ofron ekipit dhe për faktin se është kapiten dhe shembull. Ai ka shënuar shumë gola përkundër se pati fillim të vështirë”, tha Koemani.

“Ai ka treguar përsëri e përsëri se është më i miri në botë. E di sa shumë donte ta fitonte Kupën e Amerikës dhe ia doli më në fund”.

Ai shtoi: “Messi është kandidati kryesor për Topin e Artë pas një sezoni madhështor dhe, për mua, është favorit”. 

Share This Article