Messi i kërkon Neymarit të shkojnë së bashku në Man City

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi është i etur të luajë sërish përkrah ish-shokut të skuadrës, Neymar, të cilit thuhet t’i ketë bërë thirrje t’i bashkohet Manchester City bashkë me te.

Messi dhe Neymar i kaluan pesë vjet të paharrueshme së bashku në Barcelonë, duke fituar shumë trofe – përfshirë tripletën më 2015 – para se braziliani ta braktiste Camp Noun për t’iu bashkuar PSG-së në një marrëveshje rekorde botërore, 222 milionë euro, në verën e vitit 2017.

Dhe meqë tani Messi ka vendosur të largohet edhe vetë nga Barcelona dhe t’i bashkohet Pep Guardiolës te gjiganti i Premierligës, City, ai dëshpërimisht e do edhe Neymarin me vete, sipas ESPN.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e ka ndarë mendjen për t’u larguar pas turpërimit që ia shkaktoi Bayern Munich Barcelonës duke e mundur 8:2 në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Messi është shumë i zhgënjyer dhe i pakënaqur me drejtuesit e klubit dhe ndër arsyet është edhe çështja Neymar, të cilin presidenti Josep Maria Bartomeu kishte premtuar se do ta kthente në Barçë verën e kaluar.

Mediat argjentinase janë të bindura se City e ka përgatitur një ofertë të majme trivjeçare për Messin dhe 33-vjeçari është i gatshëm t’i bashkohet Guardiolës në Etihad.

E sipas ESPN, superylli argjentinas i ka telefonuar shokut të vet të ngushtë, Neymarit, për t’i kërkuar t’i bashkohet atij në Angli. 

Share This Article