Messi i ka bërë të ditur Barcelonës se dëshiron të largohet nga klubi, raporton TyC Sports.
Ylli i Barcelonës së fundmi është takuar me trajnerin e ri, Ronald Koeman, por nuk është i bindur me planet e klubit për të ardhmen.
Dhe si rezultat, Messi i ka komunikuar klubit se dëshiron të largohet pas 20 viteve me klubin katalunas.
Për 33 vjeçarin raportohet se kanë shprehur interesim Interi e Manchester City, derisa është lidhur me një transferim në MLS dhe një rikthim te klubi argjentinas, Newell’s Old Boys.