Messi i thotë Guardiolës: Dua t’i fitoj edhe dy topa të artë, vetëm me ty mundem

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi tashmë ka biseduar me Pep Guardiolën për një transferim të mundshëm në Manchester City.

Cristobal Soria, në ‘El Chiringuito de Jugones’, ka zbuluar edhe disa fjalë interesante që Leo besohet të ia ketë thënë Guardiolës, me të cilin trajneri fitoi gjithçka brenda pak viteve te Barça.

Sipas tij, synimi i vetëm i Messit në këto vite të fundit karrierë nuk janë trofetë me klubin, por edhe ato personale.

“Dua t’i fitoj dy Topat e Artë të radhës, dhe këtë mund ta arrij vetëm me ty”, tha Cristobal Soria.

Këto fjalë, sipas Sorias, Leo ia kthënë të martën Pep Guardiolës.

Raportohet se Messi tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn, pasi në të kundërtën, ai s’do të kishte kërkuar zyrtarisht largimin nga Barcelona pa pasur një plan të nisur apo rrugës për t’u kryer. 

Share This Article