Messi kërkon falje dhe bën paqe me PSG

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Leo Messi, i cili u dënua nga PSG me 2 ndeshje pezullim për shkak se udhëtoi në Arabinë Saudite pa lejen e klubit, ka reaguar së fundmi përmes një video-meazhi në rrjetet sociale.

Ylli argjentinas u kërkoi falje shokëve të tij të ekipit dhe tifozëve, duke u justifikuar se e kishte të pamundur për të ndryshuar agjendën e tij.

“Përshëndetje. Doja ta bëja këtë video pas gjithçkaje që po ndodh. Para së gjithash, u kërkoj falje sërish bashkëlojtarëve të mi në klub.

Sinqerisht mendova se do ta kishim ditën e pushimit pas ndeshjes siç kishim bërë më parë. E kisha organizuar këtë udhëtim në Arabinë Saudite, të cilin e kisha anuluar më parë dhe nuk munda të shkoja. Edhe një herë, kërkoj falje për atë që bëra.

Do të jem këtu, duke pritur të shoh se çfarë dëshiron të bëjë klubi, asgjë më shumë. Një përqafim”, thotë Messi në video.

Share This Article