Messi, Neymar, Mbappe jashtë Kupës së Francës, eliminim surprizë i PSG

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Surpriza në Kupën e Francës. Skuadra e Marseille ka eliminuar nga gara kampionin aktual, Paris Saint-Germain.

Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Velodrome”, Marseille e ka mposhtur PSG-në me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Alexis Sanchez, i cili e kaloi Marseillen në epërsi prej 1:0 në minutën e 31’.

Ndërkaq, golin e barazimit për PSG-në e gjeti Sergio Ramos, i cili shënoi në minutën e 45+2’ për 2:2.

Golin e fundit të ndeshjes dhe të fitores për vendasit e shënoi Ruslan Malinovsky, i cili vulosi rezultatin final në 2:1 në minutën e 57-të.

Me këtë fitore, Marseille tani vazhdon në 1/4-n e finales së Kupës së Francës. Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Marseille.

Share This Article