Messi rezulton pozitiv me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Superylli argjentinas i futbollit Lionel Messi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton faqja zyrtare e Paris Saint Germainit. 

Fituesi i shtatëfishtë i Topit të Artë ishte një nga katër lojtarë të Paris Saint-Germainit që rezultuan pozitivë me koronavirus.

Ata ishin testuar para ndeshjes së Kupës së Francës kundër Vannesit. Pos Messit, pozitivë kanë rezultuar edhe Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. 

“Katër lojtarë që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 janë Leo Messi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Ata aktualisht janë në izolim”, thuhet në komunikatë të PSG-së.

Share This Article