Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.
Joan Laporta do të japë dorëheqjen javën tjetër për të kandiduar për rizgjedhje, në të cilat ai është padyshim favoriti.
Leo Messi mund të ketë një ndikim të madh në të gjithë këtë process, shkruan Marca.
Deri më tani, janë tre kandidatë paraprak që kanë shprehur qëllimin e tyre për të kandiduar, Victor Font (rivali kryesor i Laportës, i cili përfundoi i dyti në zgjedhjet e mëparshme), Xavi Vilajoana dhe Marc Ciria.
Disa ditë më parë, ish-lojtari i Barcelonës bëri një paraqitje të papritur në Spotify Camp Nou për të parë rimodelimin e stadiumit. Fotot që ai vetë postoi në rrjetet sociale patën një ndikim të madh dhe ngritën debatin rreth rolit që do të luajë argjentinasi në këto zgjedhje.
Messi synon të kthehet në klub në të ardhmen , siç e ka thënë në disa intervista. Ky është plani i tij i ardhshëm, megjithëse për momentin nuk është shumë e qartë se në çfarë cilësie do të kthehet. Ai është plotësisht i përkushtuar për t’u rikthyer, por kjo nuk do të ndodhë gjatë këtyre zgjedhjeve.

