Messi rikthehet pas katër ndeshjeve, shënon gol të mrekullueshëm për Inter Miamin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi është rikthyer në fushë pasi ka munguar në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e tij Inter Miami. Sulmuesi argjentinas shtrëngoi dhëmbët dhe u fut në pjesën e dytë në ndeshjen që Inter Miami para adhuruesve të vet e zhvilloi përballë Colorado Rapids, derisa barazua 2-2.

Mysafirët kishin krijuar epërsinë në fund të pjesës së parë dhe inkuadrimi i Messit bëri që gjërat të ndryshojnë. Ishte minuta e 58-të kur gjeniu argjentinas realizoi një gol spektakolar nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

E vetëm dy minuta më vonë, Inter Miami kaloi në epërsi kur një aksion i nisur nga Messi përfundoi në gol nga Leonardo Afonso.Gjithsesi Inter Miami në fund nuk arriti më shumë se barazim 2-2 përballë Colorado Rapids. Për Messin ky ishte goli i katërt këtë edicion në MLS, derisa ka edhe një asistim.

Share This Article