Messi shënon dy gola në fitoren e thellë të Barcelonës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi ka ndihmuar me dy gola fitoren e thellë të Barcelonës. Barça të hënën mbrëma fitoi 4:1 ndaj Huescas, në ndeshje e fundit të xhiros së 27-të të La Ligas. Me këtë fitore Barcelona renditet e dyta me 59 pikë. Udhëheq në tabelë Atletico Madridi me 63 pikë, kurse Real Madridi është i treti me 57 pikë.

Pra gara për titull në Spanjë mbetet e hapur. Për Barcelonën pikët ishin me shumë peshë për të mbajtur hapin me Atleticon. Messi që në minutën e 13-të realizoi për 1:0 pas asistimit të Sergio Busquets.

Për 2:0 realizoi Antoine Griezmann në minutën e 35-të, me asistim të Pedrit. Huesca ngushtoi rezultatin në fund të pjesës së parë. Rafa Mir shënoi nga pika e bardhë. Messi në minutën e 53-të asistoi për Oscar Minguezan që shënoi për 3:1. Dhe në minutën e 90-të superylli argjentinas shënoi për rezultatin përfundimtar, 4:1, pas asistimit të Trincaos.

Share This Article