Lionel Messi ishte protagonist absolut në fitoren e Inter Miami me rezultatin 4-1 ndaj CF Montreal në ndeshjen e fundit të MLS.
Ylli argjentinas realizoi dy gola, duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme pas eliminimit në Kupën e Botës për Klube.
Goli i parë i Messit erdhi në minutën e 40-të me një goditje precize, ndërsa i dyti ishte rezultat i një aksioni individual të mrekullueshëm në pjesën e dytë.
Me këtë dygolësh, Messi e çoi në 868 numrin total të golave në karrierë, një arritje historike që vjen në ndeshjen e tij të 1110-të zyrtare.
Ai është tashmë lojtari më i shpejtë që ka arritur këtë kuotë golash, duke vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Në këtë sezon të MLS, Messi ka qenë vendimtar për Inter Miami ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 8 asistime, duke udhëhequr skuadrën si në statistika, ashtu edhe në lojë.
Inter Miami synon të vazhdojë në këtë rrugë pozitive, ndërsa Messi konfirmon çdo javë se mbetet një nga lojtarët më ndikues në futbollin botëror edhe në moshën 38-vjeçare.