Messi shkruan rekord me 644 gola, një birrë për çdo portier që ka pësuar gol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga një birrë për çdo portier që ka pësuar një gol nga Lionel Messi.

Vendimi është marrë nga kompania e njohur Budweiser, që ka vendosur të krijojë një shishe birre, të shifruara, për 644 golat e argjentinasit, i cili fundjavën e shkuar theu rekordin e Pele sa i përket golave me një skuadër.

Mes portierëve të përfshirë është edhe Gigi Buffon, portier i Juventus, i cili është përballur disa herë me 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Bud… faleminderit për birrat. Po e marr si kompliment. Kemi përballur beteja të mëdha në vitet e shkuara. Urime për thyerjen e rerkordit të 644 golave me një skuadër Messi! Është me të vërtetë një rezultat i pabesueshëm”, shkruan Buffon.

Share This Article