Messi ka kaluar më 643 gola Pelen dhe pas kësaj ai e ka uruar atë në rrjetet sociale
Legjenda braziliane te futbollit e ka uruar Lionel Messin pasi ky është barazuar me rekordin e tij të golave për një klub, te cilin rekord Pele e kishte mbajtur për pothuajse gjysmë shekulli.
Messi shënoi golin e 643-të në fanellën e Barcelonës të shtunën duke barazuar rezultatin kundër Valencias në Camp Nou, pasi Mouctar Diakhaby kishte shënuar më parë për mysafirët.
Këtë shifër Pele e kishte arritur me Santosin gjatë kohës së tij sa ishte në Vila Belmiro, edhe pse braziliani ka shënuar më shumë në miqësore dhe turne sesa në ligë.
Argjentinasi, tashmë është golashënuesi më i mirë në histori i Barcës, por këtë rekord të tij nuk arriti që ta kurorëzojë me fitore, pasi që skuadra e tij barazoi me rezultat 2-2.
Por, pavarësisht kësaj Pele ka uruar se një tjetër superyll që ka treguar lojalitet për klubin e tij ashtu sikurse ai që ka bërë për dy dekada me Santosin, ka thyer sot rekordin e tij.
“Kur zemra e juaj është e mbushur me dashuri, është e vështirë ta ndryshoni hapin tuaj”, ka shkruar Pele në Instagramin e tij.
“Si ju, e di çfarë është ta veshësh të njëjtën fanellë çdo ditë. Si ju, e di që nuk ka vend më të mirë sesa të ndihesh në një vend si në shtëpi”.
“Urime për rekordin e juaj historik. Por, mbi të gjitha, urime për karrierën e juaj të mrekullueshme në Barcelonë”.