Messi thyer rekordin e parë në SHBA! Biletat për ndeshjen debutuese pësojnë rritje marramendëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fundi i një epoke të madhe për futbollin europian ka trokitur. Pak muaj më parë, Cristiano Ronaldo u largua nga Kontinenti i Vjetër drejt Arabisë Saudite dhe tashmë radha ishte e Lionel  Messi-t. Argjentinasi vendosi t’i thotë “po” shumës së madhe të parave që i ofroi skuadra e David Beckham në SHBA, Inter Miami.

Ndikimin e tij në Amerikë e ka dhënë pa shkuar ende zyrtarisht.

Çmimi i biletës për ndeshjen që mendohet se do të debutojë është shumëfishuar. Më konkretisht, çmimi i biletës për ndeshjen e Inter Miami kundër Cruz Azul më 21 korrik është rritur… 16 herë. Të martën biletat shiteshin 29 dollarë, e ndërsa tashmë kanë arritur deri në 521 dollarë.

Ndeshja në të cilën Messi pritet të veshë për herë të parë fanellën e Inter Miami ka një biletë më të shtrenjtë se ndeshja e tretë e finales së NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets! Dhe kjo po është një arritje.

Share This Article