Messina Denaro flet nga regjimi 41 biss: Më trajtoni mirë me ilaçe nga Izraeli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bosi i mafies italiane, Matteo Messina Denaro është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka kapërcyer kimioterapinë e parë dhe pritet që t’i nënshtrohet të dytës në javët në vijim.

Mjekët që po trajtojnë Denaron, në burgun e “L’Aquila” nën regjimin 41 bis, janë duke ndjekur të gjitha procedurat më të fundit dhe moderne të trajtimit të këtyre rasteve.

Udhëheqësi i ekipit të mjekëve që po merren personalisht me rastin e bosit te mafies është   Profesori Luciano Mutti, onkologu kryesor në spitalin L’Aquila.

Ky i fundit është shprehur se gjatë komunikimit me pacientin e tij “VIP”, ky i fundit i kishte thënë: 

“Kam lexuar qindra libra për kancerin tim, më trajto mirë. Më kuroni me barna speciale nga Izraeli”

Messina Denaro pati vetëm disa probleme gastrointestinale, pas kimioterapisë së parë të kryer në operacionin “ad hoc” të ngritur pranë qelisë së tij.

Për mjekët dhe personelin e burgjeve, të vetmit me të cilët lejohet të flasë për regjimin 41 bis, ai “rrëfen” se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

Share This Article