Messit i bie vlera në treg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Transfermarkt” ka përditësuar vlerën e yllit të Barcelonës, Leo Messit. Vlera e argjentinasit ka pësuar një rënie të madhe në treg.

Messi tani vlen 80 milionë euro, duke pësuar rënie për 20 milionë.

Tobias Blaseio, menaxheri i Transfermarkt për Spanjën, ka ofruar një shpjegim se pse vlera e Messit ka rënë.

“Messi ngadalë po arrin vitet e fundit të karrierës së tij dhe Barcelona po kalon një krizë institucionale. Pas gati 10 vjet që kishte një vlerë mbi 100 milionë euro, tani ai ka pësuar këtë rënie prej 20 milionë eurosh”, ka thënë Blaseio.

Pas 10 viteve, Messi tani ka vlerë më të vogël se 100 milionë, kurse lojtari me vlerën më të madhe është Kylian Mbappe me 180 milionë euro. 

Share This Article