Mësues të pavaksinuar, Ministria: Do të zëvendësohet kush nuk sjell tampon negativ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mësuesit e pavaksinuar nuk do të zhvillojnë mësim ditën e hënë nëse nuk paraqesin tamponin negativ, deklaroi zyrtarisht Ministria e Arsimit për Top Channel, ndërsa drejtoria e shkollës duhet të marr masat për zëvendësimin e orëve të mësimit me një mësues tjetër. Më tej Ministria sqaron se në mënyrë kategorike nuk do të ketë mësim online për këto raste.

Por Brunilda Hoxha, mësuesja e re e matematikës në një shkollë 9-vjeçare private është kundër vaksinimit të detyruar për arsimtarët.

“Nuk e kam bërë ende vaksinën  sepse s’jam e bindur për efektivitetin e vaksinës”. Edhe pse në datë 27 shtator nis viti i ri shkollor, ajo vijon të jetë e pavaksinuar dhe alternativa për të paraqitur testin e përjavshëm me rezultatin negativ që nuk është e infektuar, nuk i duket zgjidhje.

“Unë punoj për të marr një pagesë në fund të muajit. Dhe nëse bëj çdo javë tamponin është shumë e kushtueshme”.

Share This Article