Mësuesit “pushtojnë” telefonin e Pëllumb Piperos: Më pyesin a ta bëj vaksinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se gjatë gjithë ditën e sotme ka marrë mesazhe nga mësuesit, të cilët i kërkonin informacion lidhur me vaksinën AstraZeneca.

I ftuar në emisionin “Open”, Pipero tha se u kishte kthyer përgjigje të gjithëve, duke i lënë të vendosnin vetë pasi dozat nuk ishin me detyrim. 

“Kam patur dhjetra mesazhe nga mësuesit, i kam kthyer të gjithëve këtë mesazh: Unë si profesionist deri më tani nuk kam asnjë informacion që të më vërtetojë lidhjen midis vaksinës, mpiksjes së gjakut dhe vdekjeve. Nuk e bëj lidhjen shkak-pasojë. Por vendimi iu përket juve nëse do ta bëni apo jo,”-tha Pipero.

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur gjithashtu i pakënaqur me rolin e politikanëve në lidhje me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri.

Ai tha se paniku për AstraZeneca-n nuk është “shuar” nga ekspertët e fushës, pasi nuk u kanë lënë radhë politikanët që të komentojnë. 

“Paniku këtu është përhapur. Problemi është se në vendin tonë para se të flasin specialistët flasin më para politikanët. Duke folur para politikanët, bën shumë më pak efekt fjala jonë”, tha Pipero.

Share This Article