Mësuesja që diabet dhe probleme mushkëri: Ja si e mposhta koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një mësuese e shkollës së mesme në Britani, që vuan nga diabeti përpos problemeve të tjera shëndetësore, ka rrëfyer se si u prek dhe u shërua nga koronavirusi.

Sarah Hall, e cila mbushi 26-vjeç para një jave teksa luftonte me sëmundjen, tregoi frikën që e kishte pushtuar. Përveç diabetit të tipit 1, ajo vuan dhe nga një sëmundje e quajtur A1AT që prek mushkëritë dhe mëlçinë.

Në fillim të marsit, mësuesja e re filloi të shfaqte probleme shëndetësore, por ia vuri të gjithë fajin lodhjes dhe stresit të mësimdhënies. Më tej, pa se kishte nisur ta ndiente të ftohtin më tepër se zakonisht.

Kur i filloi kolla, në punë e këshilluan që të vetizolohej për 14 ditë dhe ashtu bëri. Situata arriti deri aty sa t`i dukej gjatë gjithë kohës sikur do ti binte të fikët.

“U përpoqa të ruaja qetësinë, piva shumë lëngje dhe e hoqa mendjen nga Covid 19”, rrëfen vajza.

Share This Article