Mësuesja shtatzënë humb jetën nga Covidi, mjekët shpëtojnë foshnjën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Camila Graciano, 31 vjeç, ishte tetë muajshe shtatzënë u infektua me virusin Covid-19 në qytetin e Anapolis, në shtetin qendror brazilian të Goias, pas kontaktit me një person të infektuar. Sipas The Sun, miqtë kishin organizuar një festë për të, në prag lindje dhe aty ajo u infektua.

Disa ditë më vonë ajo shkoi me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë. Familja e saj u përpoq të gjente një shtrat për të pasi të gjitha shtretërit e kujdesit intensiv të qytetit ishin okupuar në atë kohë.

Mjekët arritën të shpëtonin vetëm foshnjën teksa Graciano ndërroi jetë.

Familja e saj thoshte se duke e ditur se shtatzënia e saj ishte në rrezik dhe 31-vjeçarja ishte kujdesur shumë të mos dilte nga shtëpia e saj gjatë pandemisë.

Sidoqoftë, vëllai i saj Daniel Helio Ambrosio i tha gazetës lokale Globo se  miqtë e saj organizuan një festë në mënyrë të befasishme, pasi ishte në pritej të fëmijës së saj të parë.

Një nga miqtë e saj tregoi se ishte i prekur me koronavirus por ishte asimptomatike dhe për këtë arsye nuk ishte në dijeni.

Share This Article