Meta: Agresioni i mundshëm rus ndaj Ukrainës, shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Republikës, Ilir Meta u takua sot me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj.

Gjatë takimit u nda shqetësimi i përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion./ATSH/

Share This Article