ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 3 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 3 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 3 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta apel qeverisë: Ulni çmimet, rritni rrogat dhe pensionet, mbështetni financiarisht çdo qytetar!

albnews by albnews
30 July, 2022
in Albania
0
Meta apel qeverisë: Ulni çmimet, rritni rrogat dhe pensionet, mbështetni financiarisht çdo qytetar!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ulni çmimet! Rritni rrogat dhe pensionet! Mbështetni financiarisht çdo qytetar! Është ky apeli që kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta i drejton qeverisë shqiptare. Në një postim në rrjtete sociale, Meta akuzon qeverinë që nuk ka asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve. Meta sjell në vëmendje masat e marra nga qeveritë europiane në përballjen e krizës që nga uljet apo kompensimet e faturave të energjisë, te ndihmat për qytetarët.

Sipas Metës, Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, “por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët. Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë”, shton ai, ndërsa thekson se  angazhimi i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve!

RelatedPosts

Shqipëri/ “Rikthehen reshjet në fundjavë”, si do të jenë kushtet atmosferike gjatë 5 ditëve të ardhshme

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Postimi i plotë i Ilir Metës

ULNI ÇMIMET!

RRITNI RROGAT DHE PENSIONET!

MBËSHTETNI FINANCIARISHT ÇDO QYTETAR!

Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë.

NUK GJEN DOT NJË MALL DHE AS MERR DOT NJË SHËRBIM, QË SOT NUK ËSHTË SHTRENJTUAR, 2 DERI NË 5 FISH!

POR NDIHMA EKONOMIKE NGA QEVERIA ËSHTË ZERO!

Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve!

Një Qeveri e ndjeshme dhe e përgjegjshme, do të bënte pikërisht atë që po ndodh sot në shumë vende europiane, siç janë bërë publike në media:

📌 Britania e Madhe, po ndërhyn me një zbritje prej 400 £ të faturës së energjisë për çdo familje në vit;

📌 Italia po planifikon të japë një bonus 200 € për punëtorët, që fitojnë 35,000 € në vit ose më pak;

📌 Spanja ka ulur TVSH-në në faturat e energjisë nga 21% në 10%;

📌 Franca po kompenson me 100 € çdo qytetar të saj;

📌 Gjermania po jep 100 € për familjet që marrin mbështetje, ndërsa ata që marrin asistencë për strehim do të marrin një shtesë prej 270 €;

📌 Hollanda po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim energjie prej 800 €, si dhe ka ulur tarifën për karburantet me 21%.

Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024.

Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë.

Kjo Qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë!

Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result