Meta apel qytetarëve: Verifikoni që tani ku e keni qendrën e votimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën apel qytetarëve të verifikojnë emrat e tyre në listat e votimit.

Sipas kreut të shtetit, nëse qytetarët do të hasin probleme në institucionin e Presidentit do të hapet një portal ku do të denoncohen shqetësimet dhe presionet që u bëhen për zgjedhjet.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit!

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!

Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet”, thotë Meta.

Share This Article