Meta: Askush nuk do guxojë të prekë votën e qytetarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta e quajti 25 prillin ditë referendum të tretë dhe të vërtetë.

Askush nuk do guxojë të prekë votën e qytetarit” u shpreh Meta nga qyteti i Sarandës në shërbim të kauzës së dhurimit të gjakut.

“Nuk do të ketë klimë të rënduar por të lehtësuar pas 25 prillit. Unë e cilësoj referendum për të rivendosur rendin kushtetues që është tronditur shumë rëndë në këto vite dhe mbi të gjitha për të marrë në duart e tij populli shqiptar fatet e veta, të familjes.

Ju garantoj se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës e Shqipërisë.


I bëj thirrje të votojnë kundër çdo force politike që I bën presion me bukën e gojës  apo vendin e punës. Ti ndëshkojnë tek kutia e votimit. Të ndëshkojnë ata që përdorin instrumente të pandershëm për të imponuar dhe poshtëruar qytetarët shqiptarë.  Të ndëshkojnë ata që përpiqen të ofrojnë para për votat”, thotë Meta.

Sa i takon çështjes se detit  Meta tha se Rama “nuk ka pasur as transparencë dhe as bashkëpunim serioz e të besueshëm siç e meriton një çështje e tillë”.

Share This Article