Presidenti Ilir Meta votoi sapo u hapen qendrat e votimit në njësinë nr. 5.
Ndërkohë pasi ka hedhur votën, meta ka mbajtur edhe një deklaratë për mediat, ku u bën thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë.
Meta thotë se barazinë para ligjit na e garanton vetëm vota.
“Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme edhe Zoti na ka ndihmuar sot që sovrani ti ketë kushtet sa më të mira. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm vota. Çdo qytetar të votoj i lirë dhe me dinjitet. Ka mundësi të votojë për kandidatët më të mirë. Të votojnë për atë alternativ që besojnë. Presidenti ka një agjendë që mbivendoset çdo sekond. Sot votimi është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë. Gjithë bvota sot i ka sytë te Shqipëria. Një mbarëvatje e këtij procesi do ta bind Evropën se meritojmë të jemi në NATO.”