ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 13 minutes ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 18 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 22 minutes ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 28 minutes ago
Zonat më të varfra të Anglisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta: Basha, shërbëtori më i devotshëm i Ramës, për kapjen e Reformës në Drejtësi

albnews by albnews
10 February, 2022
in Albania
0
Meta: Basha, shërbëtori më i devotshëm i Ramës, për kapjen e Reformës në Drejtësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot në një intervistë televizive se, kreu i PD, Lulzim Basha është shërbëtori më i devotshëm i kryeministrit Edi Rama, për kapjen e shtetit dhe Reformës në Drejtësi

I pyetur për qëndrimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për Vetingun, Meta ironizoi qëndrimet e tij duke u shprehur se Basha ndërroi faqen, dje mallkonte dhe sot lavdëron.

RelatedPosts

Vepra të vjedhura arti nga Europa përfundojnë në Kamëz, 2 në pranga, 1 në kërkim

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër!”

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron”, tha Meta, duke shtuar se, “Lulzim Basha është shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës, për kapjen e shtetit dhe Reformës në Drejtësi”.

“Basha është në thelb një politikan absurd, pa koherencë”, theksoi Meta.

Meta shtoi se, “Lulzim Basha është dështim dhe i shantazhueshëm në çdo aspekt. I vetmi politikan që humbjet i paraqet si fitore”

Ai u shpreh krenar për kontributin e tij për miratimin me 140 vota pro në Kuvend të Reformës në Drejtësi.

“Nuk jam bërë dhe nuk bëhem kurrë pengesë, për çështje të rëndësishme, si Reforma në Drejtësi. Dështimi i Reformës në Drejtësi nuk ka ardhur kurrë nga Ilir Meta”, tha ai.

“Fakti që sot nuk kemi një përgjigje nga Prokuroria se çfarë ka ndodhur me kallëzimin penal të Presidentit për falsifikimin e provave të Kuvendit të depozituara në Gjykatën Kushtetuese, sigurisht që tregon se kjo reformë ka dështuar”, u shpreh Meta.

“Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi në erë pluralizmin politik në këtë vend. Ai dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama. Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit”, tha Meta.

Meta shtoi se, nuk pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese por pret 24 korrikun.

“Nuk pres fare vendimin e Gjykatës Kushtetuese, unë pres vetëm 24 korrikun 2022”, tha Meta.

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Populli ka nevojë të marrë në dorë fatin e vet, dhe të kërkojë llogaridhënie tek ata, që e drejtojnë atë. Pas 24 korrikut 2022 do angazhohem, për të vendosur themelet e Republikës”, shtoi Meta.

“Në sheshbetejë unë do të jem pas 24 korrikut, pavarësisht padurimit tuaj. Unë raportin e kam me popullin tim dhe e kam të shkëlqyer”, u shpreh Meta. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result