Meta: Basha si ministër i Jashtëm anashkaloi kryeministrin për çështjen e detit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se në kohën që ishte Ministër i Jashtëm ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Ai shtoi se Basha nuk mund të mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar, ndërsa shtoi se në kohën kur ishte ministër ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit.

Po e them për herë të  parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrim i tij në raport me marrëveshjen e detit ka pasur implikime shumë serioze në raport me shtetin shqiptar. Kë të e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas më tej.

Ky zotëria (Lulzim Basha) nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit.

Dhe po e them këtë për herë të parë sepse po abuzohet me këtë çështje”, tha Meta në emisionin “Log” në Abc.news

Share This Article