Meta: Bashkëpunova me Ramën në 2013-tën se nuk e dija që ishte pjesë e bandës së Sorosit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, u pyet nëse ndjen përgjegjësi për ardhjen e Edi Ramës kryeministër, pasi bashkëpunoi më 2013 me të.

Meta tha se u bë me Ramën më 2013, për të parë rrugën europiane të Shqipërisë, duke shtuar se nuk e dinte se kreu aktual i qeverisë ishte pjesë e një bande të drejtuar nga Soros.

“Unë kam bërë marrëveshje me zotërinë për Shqipërinë europiane, teksti është që të bëhen reforma etj. dhe kushti i vetëm që i kam vënë atij unë, atë ditë i kam thënë do votosh 3 ligjet që të zhbllokohet integrimi europian i Shqipërisë.

Nuk kam asnjë përgjegjësi unë, s’e kam ditur se Rama është ky që është, e kam të qartë sesi funksionon. S’kam punë unë me opozitën dhe maxhorancën, kam hallin e shqiptarëve. Mendoj se edhe opozita është e shqetësuar”, u shpreh Meta.

Meta theksoi se është 10-fishuar populli i 2 marsit, kurse shtoi se në vend institucionet kanë rënë e shteti është kapur.

“Do t’i ngre edhe njëherë shqiptarët. Edhe njëherë. Ka vite që nuk fle gjumë. Këtu institucionet kanë rënë dhe shteti është kapur. Ky popullin po e fton popullin në referendum. Çdo gjë në kohën e duhur. Është beteja e parë që fillin rivendosja e rendit kushtetues në vend.

Këtë krizë e ka krijuar Rama dhe disa ndërkombëtarë palaço, që mbajnë anën e Edi Ramës. Më i forti është populli shqiptar. Është 10-fishua r populli i 2 marsit. Lavatriçe pastrimi parash është bërë Shqipëria. Referendum do të ftoj, populli do të shkojë në Europë apo në gropë”, u shpreh Meta.

Share This Article