Meta: Boll më! Një grusht horrash po synojnë zhvatjen e Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i shtetit, Ilir Meta shpreh vlerësim për inxhinierin Xhevahir Ngjeqari, që sipas tij, i ka kushtuar gjithë këtë pjesë të jetës së tij studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Presidenti jep edhe një mesazh të fortë, teksa thekson se është koha për të kthyer vëmendjen tek interesi publik.

“Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*.”, shkruan Meta.

Mesazhi i plote:

Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar.

Së fundi ai vjen me librin “Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë.

Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.
*Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*.

Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik!

Share This Article