Meta cakton 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve, Rama i qëndron besnik 30 qershorit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti I Shqipërisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se 13 Tetori, do të jetë data e re e zgjedhjeve. Deklarata e Metës erdhi pas zhvillimit të një sërë takimesh me përfaqësues të partive opozitare si dhe disa ambasadorë. Ndërkohë që kryeministri Rama refuzoi që një ditë më parë ftesën e Presidentit Meta për dialog në Presidencë.

“Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, deklaroi president i Shqipërisë Ilir Meta.

Presidenti Meta nuk harroi të theksonte se ai nuk është pjesë e thirrjes “Rama ik”, por bën thirrjen “Rama, reflekto”.

Teksa kreu i shtetit ishte në konferencë për media, kryeministri Rama reagoi përmes rrjeteve sociale duke përkujtuar se data e vetme e zgjedhjeve është 30 qershori

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është vetmja datë zgjedhjes”, tha Edi Rama.

Kryeministri, Edi Rama, jo vetëm që refuzoi ftesën e Presidentit Ilir Meta për diskutime por edhe e ka sulmuar atë në distancë duke deklaruar se selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës. Ai madje paralajmëroi opozitën  se me qetësi dhe dashuri do t’u japin një mesazh kumbues të dielën.


Share This Article