Meta dhe Basha në festën e Yuri Kim për 4 Korrikun, mungon Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar ditën e sotme një ceremoni për Ditën e Pavarësisë së SHBA. Të pranishëm ishin Presidenti Ilir Meta, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe politikanë të tjerë. Mungonte kryeministri Edi Rama që ndodhet në Ohër në një samit rajonal.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, ambasadorja tregoi se si u rrënjos demokracia në Amerikë, ndërsa theksoi dhe për partneritetin me Shqipërinë.

“Një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, i shtritë dorën, e miqësisë SHBA-ve. SHBA-të e kapën me krenari atë dorë në vitin 1990 dhe asnjëherë se kemi lëshuar. E ndërsa vijmë në këtë mbrëmje për të festuar demokracinë, është e qartë se demokracia është e lehtë. Demokracia duhet të çohet, ripërtërihet, të mbrohet.

Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj dhe duhet t’i përdorim si frymëzim për të ardhmen. Duhet të përballemi me të metat tona, pa pasur frikë, por me vendosmërinë për të gjetur rrugën e përbashkët dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm ndaj gabimeve të së kaluarës, por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes. Kështu që teksa festojmë këtë ditëlindje të demokracisë së SHBA, të vendosim që ta çmojmë, mbrojmë dhe ripërtërijmë demokracinë”, – tha Kim.

Share This Article