Meta dhe Wang YI flasin për bashkpunimin ekonomik dhe tregtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim miqësor me Këshilltarin e Shtetit dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh. T. Z. Wang YI.

Presidenti Meta vlerësoi miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar edhe më tej ato në të ardhmen.

“Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë”, nënvizoi Kreu i Shtetit gjatë takimit.

Presidenti Meta, duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e siguroi Këshilltarin e Shtetit dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh. T. Z. Wang YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë./ATSH/

Share This Article